zoom

Të gjitha

Adriana Matoshi i bashkohet sfidës së “profesorit të TikTok-ut”, publikon video duke kërcyer

Aktorja Adriana Matoshi, ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj profesorit nga Vushtria, Lulzim Paci lidhur me videot që ka ndarë në TikTok. Në një postim në rrjete sociale, Matoshi shprehet se pavarësisht se është pjesë e artit prej shumë vitesh, është bullizuar. Ajo thekson se nëse një person i huaj do të kërcente valle shqiptare, do ta përgëzonin.

“Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe. Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe.

Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”… Ne fund te dites ti je PROFESOR. Mos e nal vallzimin per kerkon. Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n’menyrat e veta.

Kerkujt kurgjo t’keqe nuk i ke bo. Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.
#meProfen
#profaChallenge