Aplikacion
Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari, tha se presidenti Begaj caktoi një datë pa skaduar afati që klienti i saj të ankimonte vendimin e KQZ. Sipas saj, ai kishte të drejtë që të ankimonte deri më 5 gusht, në orën 16:00.
“I qëndrojmë kërkesës për sigurim padie. Kërkojmë shfuqizim të dekretit të presidentit Begaj për zgjedhjet më 4 gusht, sigurimin e padisë dhe rrjedhimisht pezullimin e çdo efekti të dekretit deri në një vendim përfundimtar të gjykatës”, tha avokatja.
Ndërkohë gjyqi për zgjedhjet e Himarës, përfaqësuesja e Presidencës tha se Begaj u vu në lëvizje pasi organi kompetent shpalli vakancën, e po ashtu një organ tjetër kompetent e njoftoi zyrtarisht. “Paditësi Beleri nuk duhet të legjitimohet si palë.”, -tha përfaqësuesja e Presidencës. Sakaq, përfaqësuesja e Presidencës shtoi; “PBDNJ e ka njohur datën 4 gusht sepse ka vijuar me regjistrimin e kandidatit dhe fushatën”. /ZOOM.AL/