Aplikacion
“Jam jashtëzakonisht e emocionuar të njoftoj se ne po sjellim në botë një grim artistik të ri, të plotë dhe të pastër, përmes një vendi që më ka frymëzuar prej vitesh, Sephora!” ka shpërndarë Gaga në rrjetet sociale.
Adhuruesit e produkteve Haus Labs do të mund të bëjnë blerje në 25 dyqane, për momentin vetëm në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Klientët të cilët duan të bëjnë blerje jashtë dy vendeve do të mund t’i gjejnë të gjitha produktet në faqen zyrtare të internetit.
Ajo gjithashtu njoftoi se marka po zgjerohet në më shumë vende, duke ndarë vlerësimin e saj për fansat dhe ndjekësit e saj besnikë.
“Është e fuqishme, është e bukur dhe kështu e gjeta zërin tim me grimin”, duke shtuar se përmes grimit ajo “zbuloi veten, por edhe njerëzit e tjerë më zbuluan mua, për mua, përmes mënyrës se si po shprehesha”, e përshkroi Gaga markën gjatë prezantimit zyrtar./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet