Aplikacion
Shifrat momentale do të ndihmojnë në përtëritjen e industrisë së muzikës britanike pas 18 muajsh në krizë për shkak të pandemisë, me këngën që gjithashtu grumbullon një rekord prej 84.9 milionë dëgjime në Spotify në një javë në mbarë botën, shkruan The Sun.
Coldplay ka qenë një tjetër akt kyç në një javë të suksesshme për muzikën, me albumin e tyre “Music of the Spheres” duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani, me 101 mijë kopje. Albumi i ri i shumëpritur i Adele “30”, lancohet me 19 Nëntor, këngëtarja deklaroi se në album ka përfshirë ndjenjat pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki. Ndërkohë, Adele planifikon të kthehet në Britani muajin e ardhshëm, ku pritet të prezantojë me familjen e saj të dashurin e ri, Rich Paul.