Aplikacion
Sipas ARRSH, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, ndërsa u është bërë apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Njoftimi:
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset:
Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë
Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C.
Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”. /ZOOM.AL/