zoom

Bota

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij, babai detyroi mikun që të hapte varrin dhe të vriste veten

Një baba që detyroi mikun e tij më të mirë që të vriste veten pasi zbuloi se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij, është liruar nga burgu pas vetëm gjashtë muajsh.

35-vjeçari, Vyacheslav (Slava) Matrosov, u dënua me 18 muaj burg por u la i lirë 1 vit më herë. Në Rusi kishte persona që e mbështesnin babain që detyroi 32-vjeçarin, Oleg Sviridov, të gërmonte varrin e tij në një pyll.

“Daily Mail” shkruan se pedofili vdiq menjëherë pas një përleshjeje me Matrosovin, i cili e varrosi fshehurazi kufomën e tij në varrin e pashënuar.

Hetuesit dolën në përfundimin se Sviridov kishte abuzuar në mënyrë të përsëritur seksualisht me vajzën e Matrosovit, atëherë 6-vjeçare. Matrosov fillimisht u mbajt nën dyshimin për vrasje, por kjo shkaktoi një protestë publike në Rusi.

Në muajin prill ai u dënua për ‘nxitje’ të mikut të tij ‘në vetëvrasje’ nga Gjykata Krasnoglinsky në Samara. Si pasojë u dënua me 18 muaj në një koloni penale ruse të regjimit të rreptë, por tani ky afat është shkurtuar.

Sipas “Daily Mail”, miqësia e ngushtë u prish kur babai gjeti pamje të neveritshme dhe grafike në celularin e shokut të tij, që tregonte Sviridov duke e detyruar vajzën e tij të kryente një akt seksual ndaj tij.

Vajza, tani nëntë vjeç, u dëgjua duke u lutur: “Oleg, mjaft, nuk mund të duroj më. Dua të shkoj në shtëpi”.

Matrosov, një ish-punëtor i fabrikës së motorëve të raketave, mund të ishte dënuar me 15 vjet burg nëse do të ishte akuzuar për vrasje. Por pati një valë mbështetjeje publike në rajonin e Samara për Matrovov pasi ai u lidh me vrasjen e pedofilit Sviridov dhe rasti u vu në pah në mbarë botën.

Vendasit në fshatin Pribrezhnoye mblodhën para për tarifat e tij fillestare ligjore. Ndërkohë një peticion i nënshkruar nga 2500 njerëz kërkonte që ai të lirohej plotësisht.