Aplikacion
Pas përfundimit të seancës, Duka shpjegoi për mediat pse abstenoi.
“Sepse jam i paqartë. Sipas meje, nëse ministrat fajësohen për procedura, atëherë nuk duhet të konsiderohen politike, por teknike, gjë qe është e pamundur. Nga ana tjetër nëse Ahmetaj, apo kushdo qofte ai, ka përvetësuar para publike, natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo, sipas meje, është gabim dhe së fundmi, abstenimi nuk është kundër”, tha Agron Duka.
Bashkë me të, abstenuan edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat