Aplikacion
Grupi u rikthye gati katër dekada pas ndarjes. Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad – që bashkë formojnë akronimin ABBA – nuk kanë nxjerrë ndonjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 – një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”.
“Voyage”, me 10 këngë të reja, u nxor në mesnatë, në zona të ndryshme kohore. ABBA ka njoftuar në shtator se do të ribashkohet dhe se do të nxjerrë albumin e ri.
I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi është bërë i njohur globalisht pasi ka fituar festivalin evropian të këngës, Eurovision, në vitin 1974, me këngën “Waterloo”.
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza