zoom

Të gjitha

“A po të dhemb zemra”, Elvana Gjata nuk di të ndalet

“EX”, është kënga më e re e këngëtares Elvana Gjata. Duket se këngëtarja aq e dashur për publikun shqiptar ka vendosur që të surprizojë çdo javë publikun duke publikuar edhe këtë herë hitin e radhës.

Edhe pse kënga nuk ka ende një videoklip, por mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore.

Nuk e dimë se kujt i thotë këngëtarja “A po të dhemb zemra kur më sheh me tjetër ti”, por një gjë është e sigurt që ky do të jetë suksesi i radhës i saj.

Pak javë më parë ajo publikoi videoklipin “Pow”, i cili është klikuar miliona herë në YouTube./ P.M