zoom

Stil

A po ndahet Ed Sheeran nga Cherry? Fotot që provojnë të vërtetën…

Ed Sheeran u ka dhënë fund thashethemeve se është ndarë nga bashkëshortja e tij. Këngëtari ka ndarë një foto me gruan e tij, pasi la të kuptohet se ka probleme në marrëdhënien e tyre.

Sheeran është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, Cherry Seaborn, që nga viti 2019 dhe ata kanë dy vajza, Lyra 3-vjeçare dhe Jupiterin 1-vjeçar.

Ed Sheeran e ka mbajtur martesën e tij shumë private nga sytë e publikut, por lajmet për problemet e tij martesore nisën kur vetë këngëtari la të kuptohet se gjërat nuk po shkonin siç duhej, në tekstet e një prej këngëve të tij.

Fansat me sy shqiponjë të krijuesit të hitit “Shape of You” dekoduan tekstin e këngës së tij dhe pohuan se linte të kuptohej për fundin e martesës së tij me Cherry-n.

Ed i ka hedhur poshtë spekulimet duke postuar foton me gruan e tij. Mes një galerie fotografish, në njërën prej tyre dukej këngëtari duke qëndruar para pasqyrës me krahët e mbështjellë rreth gruas së tij dhe duke i dhënë një puthje në faqe.

Ed ndau gjithashtu një foto të tij duke u përqafuar me macen, e cila tërhoqi shumë vëmendje dhe fansat vërshuan të komentonin në postimin e tij. /ZOOM.AL/