zoom

Politikë

A po e shtyn Basha fjalën në parlament për shkak të Berishës?

Ditën e sotme kuvendi njohu kërkesën e Partisë Demokratike për grupin parlamentar, ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha u vetëdeklarua si pjesë e grupit të PD-së.
Kuvendi legjitimoi kështu kërkesën e PD-së, pa emrin e Sali Berishës, i cili u përjashtua nga kryedemokrati Basha.

Ndërkohë seanca maratonë e ditës së sotme ka patur plot zhvillime, por në sy bie kundërshtimi i grupit parlamentar të PD-së për të vazhduar seancën pa praninë e kryeministrit. Ka qënë vetë Basha i cili nuk ka pranuar të flasë pa prezencën e Ramës.

Ndërprerja e seancës parlamentare dy herë nga ana e PD-së duket se do të sjellë shtyrjen e fjalës së kryedemokratit Basha deri në orën 18:00, orar ky i cili përkon me orën kur do të fillojë turi i takimeve të ish-kryeministrit Berisha në të gjithë vendin.

A është kjo strategji e Bashës për të sfumuar startin e turit të Berishës? /Zoom.al