zoom

Lajme

A ka qenë e lidhur me Romeon? Sara Gjordeni tregon si qëndron e vërteta

Ish-missi Sara Gjordeni së fundmi në “Post Big Brother” ka sqaruar shumë nga thashethemet që janë shpërndarë rrjet.

Sara hodhi poshtë edhe aludimet që Romeo Veshaj dhe Silvi Forte kanë qenë ish-partnert e saj, duke u shprehur se raportit që ka pasur me këta meshkuj është akuzuar se ka pasur një lidhje me ta.

Ajo tregoi se pjesëmarrja në këtë spektakël i ka kushtuar në anën e moralit dhe dinjitetit, për shkak se ish-banorja bëri bujë në median rozë për jetën personale dhe për meshkujt që u përfol se ajo kishte pasur një lidhje.

Përsa i përket personit misterioz që i dërgoi dronin në shtëpinë e “BBV”, ish-banorja tha që tashmë këtë gjë e ka biseduar me të dashurin e saj, Bardhi Idrizin.

Pjesë nga biseda:

Moderatori: Ke thënë më shumë kam humbur nga ky BBV sesa kam fituar. Çfarë nënkupton me këtë?

Sara Gjordeni: Më ka dhënë një impakt shumë të madh në publik, ishte i mirë apo i keq. Por më ka kushtuar shumë në anën e moralit dhe dinjiteti që është diskutuar jashtëzakonisht shumë.

Moderatori: Rikja në një batutë ka thënë sa shumë ka patur…

Rike Roçi: I ka ardhur droni, ishte i dyti ish që futej në big, gjithë të famshëm, jo ndonjë gjë të keqe.

Sara Gjordeni: Unë nuk e kuptoj kur i bë kaq e madhe kjo puna e ish-ave të mi që u bënë këto memet sa ish-të dashur ka Sara për metër katror. U diskutua Romeo, më vjen keq që nuk është këtu që të hidhte poshtë aludimin që unë kam pasur diçka me Romeon, që nuk kam pasur. U aludua për Silvin, Silvin e kam takuar vetëm 15 minuta në jetën time, nuk kam pasur asnjë gjë tjetër, u fut Endriku, unë sigurisht kisha pasur një histori me të para 10 vitesh, unë nuk e di çfarë priste publiku të bëja ndërkohë që ai kishte bashkëshorten e dytë shtatzënë me fëmijën e dytë, unë nuk e kuptoj çfarë pritur publiku që të bëja me Endrikun. Ndërsa personin nga i cili erdhi droni, të cilin nuk e kishte dërguar absolutisht ai person, ishte personi të cilin ia kisha treguar Bardhit brenda në shtëpi. Unë nuk e kuptoj që ku janë këta ish-at që u diskutuan kaq shumë.

Kujtojmë që Sara u dashurua dhe u lidh me Bardhi Idrizin në “BBV”, ndërsa e vazhduan romancën edhe pas daljes nga shtëpia dhe tashmë çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.