zoom

Lajme

A ka nisur lobimin për të hequr “non gratan”? Përgjigjet Berisha

Sali Berisha u pyet në konferencën me gazetarët në lidhje me lobimin në SHBA për heqjen e “non gratës”.

Interesimit të medias, ai iu përgjigj:

“Jo nuk e kam filluar lobimin, sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re dhe nuk besoj që në ditët e para të saj të jetë përparësi ky problem. Jam i vetëdijshëm, duhet të plotësohet administrata. Është një proces konfirmimi që kalon në kongres dhe ky proces është edhe për zv. sekretarët dhe personat e rangut nën zv sekretar. Pres të plotësohet administarta e re dhe do i drejtohem. Dhe jam besimplotë, sepse është kuptuar universalaisht që ishte akt politik i George Sorosit, që sekretari i Shtetit e ka bërë pa respektuar asnjë ligj te vendit të vet, asnjë dokument në dosje thjesht me lobimin politik të George Sorosit”, tha Berisha.

Postime të lidhura