zoom

Bota

A ka ndërruar jetë Mbretëresha Elizabeth? Prezantuesi i BBC shfaqet me veshje të zezë

Prezantuesi i medias prestigjoze BBC-së, Huw Eduards është kritikuar ditën e sotme pasi u shfaq me veshje të zezë, teksa njoftohet se Mbretëresha Elizabeth është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Bëhet me dije se ai u kritikua në rrjet, pasi u shfaq me një xhaketë të zezë, e madje poshtë saj kishte edhe kravatë po në ngjyrë të zezë.

BBC , prej disa orësh, ka ndërprerë rrjedhën normale të programit për të transmetuar lajme ekskluzivisht që lidhen me gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth.

Lidhur me veshjen e tij BBC e pezulloi programin e Eduards dhe e zëvendësoi atë me mbulim të vazhdueshëm lajmesh të prezantuara nga spikeri Huë Edëards i veshur me të zeza.

Kolegu i tij Alastair Steëart  e kritikoi duke shkruar në Twitter, se  vëshja e tij ishte “një lëvizje e gabuar”.