zoom

Aktualitet

A ishte Erdgys Arrazi në urën e Bunës kur ndodhi tragjedia? Gazetarja: Në qelizat e telefonit…

Për grupin hetimor mbetet ende e paprovuar se ku ishte Erdgys Arrazi në momentin kur bashkëshortja e tij, Alma Arrazi dhe tre fëmijët u hodhën nga lumi Buna.

Vetë Arrazi në dëshmi ka deklaruar se atë ditë ndodhej në dyqanin e celularëve, por gazetarja Anila Hoxha deklaroi në “Top Story” se vendodhja e tij do të provohet nga një analizë e celularit të tij.

“Të ndjerët kishin një qese, kishin çokollatë, patatina, shtegu i fundit, momenti i fundit i tyre, çështja është regjistruar për shkaktim vetëvrasjeje, akuzën e vrasjes ndaj tre fëmijëve, e dyshuara kryesore ka humbur jetën dhe çështja nuk mund të vijohet.

Zyrtare është që i vetmi dyshim që grupi hetimor ka që gruaja u shty drejt vetëvrajes prej dhunës psikologjike.

Një e dhënë kuptimplotë është që është kërkuar provë në qelizat e telefonit një nga alibitë nëse ka qenë rreth perimetrit bashkëshorti duke qenë në urën e Bunës.

Në dëshminë e tij tha se isha në dyqanin e celularëve, që është larg vendit të ngjarjes, tregon vendndodhjen. Për të provuar shkencërisht duhet përgjigje nga kompanitë celulare”, tha Anila Hoxha.

Postime të lidhura