zoom

Politikë

A i bëre presion Bashës për të përjashtuar Berishën? Kim: Bisedat private janë private

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk pranoi t’i përgjigjej drejtpërdrejtë pyetjes nëse i bëri presion Lulzim Bashës për të pezulluar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Ajo tha se Bashës i kanë ofruar vetëm informacion mbi gjetjet e DASH dhe se vendimin e pezullimit e morri vet kryedemokrati.

 

Erla Mëhilli: E qartë. Z. Basha e ka bërë të qartë se u detyrua nga SHBA dhe ju për ta marrë këtë vendim. A është e vërtetë kjo? E detyruat ju dhe a duhet të funksionojë kështu demokracia?

 

Ambasadorja Kim: Një nga gjërat që vë re këtu në Shqipëri është që ka një tendencë për të folur mbi kush detyroi kë, kush sabotoi kë, kush është peng, kush është kukull, kush është  blerë, kush është shitur. Shiko, jemi të gjithë të rritur. Marrim vendime ose duhet të marrim vendime bazuar në informacion, bazuar në gjykimin tonë më të mirë. Ne i ofruam Z. Basha, siç bëjmë publikisht, informacion lidhur me çfarë do të thotë përcaktimi dhe cilat janë pasojat. Dhe, besoj se bazuar mbi atë informacion, Z. Basha dhe të tjerët morën vendimin e tyre. 

 

Erla Mëhilli: I keni dhënë Z. Basha privatisht fakte apo prova për këtë dizenjim?

 

Ambasadorja Kim: Epo, thatë privatisht, apo jo? Bisedat private janë private.

 

Erla Mëhilli: Okay, por me përgjigjen tuaj kuptova që Z. Basha duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet e veta dhe jo t’ia faturojë në njëfarë mënyre presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? 

 

Ambasadorja Kim: Mendoj se mori vendimet e tij dhe mendoj se të gjithë jemi përgjegjës për vendimet tona.

 

Erla Mëhilli: Znj. Kim, megjithatë, SHBA kanë shpallur non-grata edhe Z. Dako, i cili deri në shtator 2021 ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe ka akuza nga demokratët që ka qenë i përfshirë edhe në zgjedhjet e fundit në 25 prill. Ju nuk keni ushtruar të njëjtin presion tek Edi Rama dhe Partia Socialiste, të paktën publikisht. Pse?

 

Ambasadorja Kim: Do t’ju këshilloja të shkonit të shihnit faktikisht se çfarë mund të kem thënë për të përcaktuarit përpara zgjedhjeve. 

 

Erla Mëhilli: Okay. Publikisht, në perceptimin e publikut edhe timin, duket sikur nuk keni ushtruar të njëjtin presion ndaj qeverisë. Gjithsesi… 

 

Ambasadorja Kim: Do të thoja këtë: mos u fokusoni tek audio, fokusohuni tek pamjet. Çfarë ndodhi? Çfarë patë? Cili ka qenë rezultati? Dhe do t’ju kërkoja të nxirrni përfundimet tuaja bazuar, përsëri, në faktee, jo retorikë. 

 

Erla Mëhilli: Z. Dako nuk është më në kryesinë e PS. Gjithsesi, në këtë fushatë ka qenë aktiv në zgjedhje. 

 

Ambasadorja Kim: Mendoj se ngelet ende shumë punë përpara nesh.