zoom

Slider

A është skandaloze të luhet një finale në Tiranë? Reja: Air Albania është xhevahir

Edy Reja, trajneri i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për Il Messaggero, ku flet për finalen e Conference League që do të mbahet në Tiranë.

Pakënaqësia është e madhe sepse stadiumi ka pak vende, 22 mijë dhe kërkesat ishin mbi 50 mijë. Por Reja thotë se është normale të ketë këtë interes.

FINALJA NË AIR ALBANIA – “E vërteta është se askush nuk e priste këtë bum në Ligën e Conferencës. UEFA po mendonte për një sezon eksperimental, por interesi është rritur me kalimin e muajve dhe tani këtu është kjo ndeshje mes dy skuadrave të mëdha. Roma-Feyenoord mund të jetë lehtësisht finalja. Europa League vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, nuk mendoj se është skandaloze të organizosh një finale në kryeqytetin e Shqipërisë, “Air Albania” është një xhevahir, është inauguruar në 2019 dhe plotëson të gjitha standardet më të mira të UEFA-s. Është ndërtuar mbi hirin e stadiumit të vjetër “Qemal Stafa”. Me heqjen e pistës së atletikës tashmë shikueshmëria është perfekte, në stilin e plotë anglez. Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka bërë një inspektim pak kohë më parë dhe ka shprehur një opinion pozitiv: është eventi i parë i këtij niveli në Shqipëri dhe i gjithë vendi është mobilizuar për të lënë përshtypje të mirë”.

Rreth trajneri Mourinho – “Jose është një protagonist i rëndësishëm i njëzet viteve të fundit të futbollit botëror. Sezonet e fundit nuk kanë qenë të shkëlqyera, por Roma e ka rinovuar atë”.

Parashikim – “Në këto raste është gjithmonë 50-50. Unë do të brohoras për Romën, siç është e natyrshme që të jetë”.

Për rrezikun e aksidenteve mes tifozëve –
“Shpresoj që kësaj here episode të tilla të mos përsëriten. Në Tiranë u kujdesën me planin e sigurisë, për të garantuar sigurinë dhe për të mbrojtur finalen e parë europiane të organizuar në Shqipëri”. /zoom.al/