zoom

Politikë

A është shpallur “non grata” Arben Ahmetaj nga Britania e Madhe?

Shtohen dyshimet që mund të kenë detyruar kryeministrin Edi Rama të shkarkojë Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit.

Zëra pranë qeverisë bëjnë të ditur se emri i Ahmetajt mund të jetë pjesë e listës së personave të shpallur “non grata” nga Britania e Madhe.

Një lajm i tillë nuk është konfirmuar ende, por fakti që kreu i qeverisë vendosi ta shkarkojë nga posti i numrit dy të qeverisë, pa e emëruar në një pozicion të ri në kabinet, i bënë më të besueshëm këto dyshime.

Pak ditë më parë Sekretari pët punët e brendshme  në qeverinë britanike bëri publik vendimin për të shpallur më shumë se 22 zyrtarë e politikanë në Ballkanin Perëndimor si të padëshiruar.

Pjesë e kësaj liste është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Postime të lidhura