Aplikacion
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, instituti kërkon nga qytetarët që të vaksinohen për të qenë të mbrojtur ndaj infeksionit Covid-19.
“Zgjidh jetën, vaksinohu ndaj Covid-19. Vaksinat me mARN janë po aq të sigurta sa vaksinat e tjera, ato nuk mund ta ndryshojnë ADN-në tuaj”, thuhet në postimin e ISHP-së.
Shumë njerëz apo në shumë postime në rrjetet sociale janë ngritur pretendimet se kjo lloj vaksine modifikon ADN-në. Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte e para që iu përgjigj kësaj deklarate me shpjegimin:
“Teknologjia e vaksinës mARN kundër COVID-19 është testuar në mënyrë rigoroze për siguri dhe testimet klinike kanë dëshmuar që vaksinat mARN ofrojnë reagim imunitar afatgjatë. Teknologjia e vaksinave mARN është studiuar me dekada, duke përfshirë në kontekstin e vaksinave kundër virusit Zika, tërbimit dhe gripit sezonal (influenza). Vaksinat mARN nuk janë vaksina të gjalla virale dhe nuk ndërhyjnë në ADN-në e njeriut.”
Opinionet e ekspertëve në lidhje me këtë temë u publikuan edhe në portalin BBC Serbia, siç thuhet në artikullin vijues:
“Injektimi i RNA-së në një person nuk i bën asgjë ADN-së së qelizave njerëzore”, thotë profesori Jeffrey Alond i Universitetit të Oksfordit.
”Ajo funksionon duke e udhëzuar trupin të prodhojë një proteinë që gjendet në sipërfaqen e virusit korona. Sistemi imunitar pastaj mëson se si t’i njohë dhe prodhojë antitrupat kundër asaj proteine”.