Aplikacion
Bardhi tha se mbështet çdo kandidat për kryeministër që e voton anëtarësia e PD-së, duke shtuar se zgjedhjet nuk fitohen nga individë, por nga partia.
“PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet. Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave.
Kjo është partia që më ka dhënë titullin Sekretar të Partisë Demokratike. A e mbështes Sali Berishën? Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia”, deklaroi kreu i Grupit të PD-së.
Ndër të tjera, ai u pyet dhe në lidhje me partitë e reja. Sipas Bardhit, zgjidhja më e mirë është bashkimi i të gjithëve në një front.
“Arlind Qori dhe Adriatik Llapaj nuk është se dolën tani në skenë. Zgjidhja më e mirë është bashkimi i të gjithëve në një front. Fragmentarizimi i opozitës nuk është në interes të aksionit të përbashkët për largimin e Edi Ramës. Kushdo që dëshiron të largojë Ramën, duhet të ndërtojë front të përbashkët, për të arritur objektivin, rrëzimin e Ramës nga pushteti”, deklaroi ai.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet