Aplikacion
Plani i tre partive shqiptare në Shkup, për të krijuar një koalicion qeverisës me partinë më anti-shqiptare në rajon, vë për herë të parë në pikëpyetje serioze figurat drejtuese të këtyre tre partive dhe qëllimet e tyre.
Bilall Kasami i levizjes “Besa”, Zijadin Sela i “Aleancës” dhe Afrim Gashi i “Alternativës” u ulën mbrëmë në një tryezë bisedimesh me partinë fashiste “Levica” të drejtuar nga Dimitar Apasiev, në atë të mund të jetë koalicioni i ardhshëm qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
Por një koalicion i tillë as mund të sjellë zhvillim për Maqedoninë e Veriut, pasi do të krijonte problem me BE, NATO, SHBA dhe gjithë fqinjët dhe aq më pak të mbrojë interest e shqiptarëve.
Dhe jo vetëm që nuk do t’i mbrojë interesat e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, por rrezikon t’i dëmtojë seriozisht ato, si kurrë më parë, vetëm për shkak të synimeve për pushtet të krerëve të tre partive shqiptare.
Një qeveri me fashistët e “Levica” do të prishte marrëveshjen e Ohrit, do të hiqte përdorimin e gjuhës shqipe.
Ajo dëmtonte po ashtu edhe Kosovën, pasi kreu i saj, Dimitar Apasiev ka bërë thirrje disa herë për të tërhequr njohjen e pavarësisë.
Për pasojë, do të prishte marrëdhëniet e Shkupit me Tiranën, e cila ka qenë gjithnjë e vëmendshme ndaj zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtave që u takojnë shqiptarëve atje.
Për pasojë, Tirana nuk do të duhet të heshtë, teksa në Shkup, në bashkëpunim me shqiptarët po planifikohet qeverisja më anti-shqiptare e të gjitha kohërave. Tirana zyrtare duhet t’ua bëjë të qartë të tre krerëve të partive shqiptare se, pjesëmarrja në një koalicion të tillë që sjell në pushtet fashitët maqedonas, anti-shqiptarë dhe anti-europianë, do të ketë pasoja të drejtpërdrejta mbi ta. Këto pasoja le të nisin me paralajmërimin se sapo të hedhin firmat mbi koalicionin, ata do të jenë persona “non grata” në Republikën e Shqipërisë, një masë që pa asnjë dyshim do të ndiqej pa vonesë edhe nga Kosova. /Zoom.al