zoom

Politikë

A duhet prishur marrëveshja me muxhahedinët? Yuri Kim: Vendim i qeverisë shqiptare

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e lamtumirës ditën e sotme, para largimit nga Shqipëria. Gjatë konferencës me gazetarët u pyet nëse Shqipëria duhet të prishë marrëveshjen me muxhahedinët.

Ajo u shpreh se ky është vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare.

“DASH reagoi lidhur me operacionin policor në Manëz ku janë vendosur njerëzit e MEK dhe janë shprehur të shqetësuar sepse sipas tyre nuk është një lëvizje demokratike. A mendoni se Shqipëria duhet të shkojë drejt prishjes së marrëveshjes dhe largimit të pjesëtarëve të organizatës MEK?”, u pyet ajo nga gazetarët.

Ndërsa Yuri Kim u përgjigj: “Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj.

Ka terma të caktuara që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen, duhet ti respektojmë ato.”