zoom

Politikë

A do të shkojë PD në parlament? Mark Marku: Nuk njohim zgjedhjet, por …

Drejtuesi politik i PD në zgjedhjet e 25 prillit njëherësh kandidat i saj në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka zbardhur takimin e Bashës me drejtuesit politikë dhe ata të degëve.

Marku pranoi se zbardhja në media e lajmit se PD nuk njeh zgjedhjet ëhstë i vërtetë

I pyetur nga moderatori i emisionit ‘Opinion’ se a do të shkojë PD në parlament, Marku tha se ende nuk ka një vendim.

Pjesë nga diskutimi:

Fevziu: A është e vërtetë që keni vendosur të mos njihini zgjedhjet?

Marku: Ne nuk e njohim këtë prces.

Fevziu: Kjo do të thotë se nuk do shkoni në parlament?

Marku: Edhe drejt asaj mund të shkojmë. Por për këtë do marrim vendim. Por mund të hysh dhe në parlament dhe mos njohësh zgjedhjet.

Fevziu: Do hyni apo jo në parlament?

Marku: E para do bëj luftën. Nuk e di çfarë vendimi do merret. Por lufta bëhet në disa forma, në parlament, në gjykata tek ndëkrombëtarët. Kjo uk do të thotë që mos shkosh në parlament.

Fevziu: Pra ju nuk e njihni parlamentin?

Marku: Ky parlament nuk meriton të njihet në gjykimin tim. Po të ishte për mua asnjë ushtet nuk ëhstë legjitim. Jemi në një pushtet totalisht jolegjitim.

Fevziu: Çfarë do të bëni, si do veproni?

Marku: Nëse të vjedhin zgjedhjet, kujtdo i lind e drejta e rezistencës sipas tij.

Fevziu: Kush janë zgjidhjet?

Marku: Zgjedhje të reja.

Fevziu: Flas për tani?

Marku: Të shkojnë në burg të gjithë këta, dhe të dorëojnë zgjehdjet.

Fevziu: A do shkojë në protesta PD?

Marku: Besoj se po.