zoom

Politikë

A do të prishet Open Balkan nëse Serbia mbështet Rusinë? Rama: Ne i dinim lidhjet Serbi-Rusi

Në konferencën e mbrëmjes së të premtes, Kryeministri i vendit, Edi Rama, pyetur nga gazetarë nëse Shqipëria do të largohej nga Open Balkan nëse Serbia do të qëndronte në anën e Rusisë në këtë situatë, Rama tha se kur është marrë vendimi fillimisht dihej lidhja e fortë e Moskës me Beogradin. Kryeministri shtoi se ata nuk e dinin që do të pushtohej Ukraina kur nisën Ballkanin e Hapur.

“Për sa i përket Serbisë është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marr me Ballkanin e Hapur. Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie apo informacioni për pozicionin e Serbisë nga pikëpamje e politikës së Jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina që të zbulojmë lidhje e Serbisë me Rusinë. Presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës një qëndrim tipik i dyzuar i serbëve.

Për sa i përket ecurisë së Ballkanit të hapur, është një çështje që pret.

Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të përputhur miqësitë për të bërë Serbinë aleate me SHBA-në apo t’i ndryshojmë qëndrimin ndaj Rusisë. Nuk jemi në këtë mundësi. Nga ana tjetër nuk jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëjë këtë. Marrëdhëniet tona në funksion të Ballkanit të Hapur janë komplet pragmatike. Sa Rusia mund të hyjë deri në rajonin tonë dhe të përdorë përpara se sa Serbinë, Republikën Srpska në Bosnje apo të tjera forca proruse, këto janë gjëra për t’u parë. Janë gjëra të diskutuara, por mos harroni se Ballkani i Hapur është më tepër se sa një projekt lokal. Është një projekt i mbështetur fort nga BE. Mbështetet nga aleatë dhe partner. Do i diskutojmë të gjitha me të gjithë. Për momentin nuk shoh asnjë problem për t’u fokusuar”, tha Rama.