zoom

Aktualitet

A do të lejohen tubimet politike?! Ja çfarë vendimi ka marrë Komiteti i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë për të dhënë një deklaratë për mediat, ku do të komunikohen masat e reja të kufizimeve orare dhe ndryshimet që pritet të ndodhin.

Rakacolli u shpreh se do të mbeten në fuqi edhe për 2 javë të tjera të njëjtat masa

“Mbeten në fuqi të njëjtat masa edhe për 2 javë të tjera, s’lejohen as grumbullimet me mbi 10 veta edhe gjatë fushatës”.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se shifrat nuk janë në ato nivele për të lehtësuar masat. COVID-i, tha ajo, ka rezultuar më fatal te meshkujt.

“Më shumë fatal COVID te meshkujt, numri mesatar i të shtruarve në spital ka rënë në 394 nga 466, edhe pse kemi vazhduar me vaksinimin duhet ta kemi të qartë që indikatorët nuk janë ulur në një mënyrë drastike për të marrë masa të një karakteri tjetër. Edhe harta e Europës tregon për një rritje të numrave, prandaj doja të apeloja për qytetarët që të mbajnë maskën, distancimin, respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra, dhe nga ana tjetër të mos harrojmë”, tha Fico.