zoom

Aktualitet

A do të ketë reshje? Si pritet të jetë moti këtë fundjavë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët, por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25°C.

Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.