zoom

Aktualitet

A do të ketë reshje shiu nesër? Temperaturat arrijnë deri në 33 gradë

Dita e mërkurë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës, të cilat pas orëve të mesditës gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 30°C
në zonat e ulëta 12 deri 33°C
në zonat bregdetare 15 deri 31°C