zoom

Aktualitet

A do të ketë reshje shiu? Çfarë kanë parashikuar meteorologët për këtë fundjavë

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Përgjatë majave në male në orët e pasdites, do të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpjetësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.