Aplikacion
“Është folur shumë që do jem pjesë e këtij Big Brother-i… Një moment e mendova, por unë jam e fokusuar te sukseset e mija tani. Sa i përket Gjestit, thjesht do të doja që të ishte transparent me mua. E dija që mua s’më ka dashur kurrë. Asnjëherë nuk është folur kur unë kam dashur sigurinë prej tij dhe më vjen çudi që atij i vjen habi që askush nuk e mbron femrën e tij. Ai ka qenë i pari që mua më sulmonte, për trupin tim dhe unë i kam bërë pyetjen se çfarë dashuronte te unë,”- u shpreh ish-banorja.
Më tej vijoi:
”Unë mendoj se ai në raport me mua ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe nuk di çfarë të them. Është person që nuk i besoj aspak. Unë nuk ndiej që të rikthehem me të. I uroj më të mirat në karrierën e tij. Por kur i drejtohet një femre dhe i thotë që e dashuron, ta mbrojë deri në fund. Nuk e di. Kam pasur ftesën që të përballem, por nuk dua ta dobësoj atë person. Nëse ai do të përballet me mua jashtë Big-ut, në rregull. Unë jam person që mirëkuptoj”./ Zoom.al