Aplikacion
Rezart Taçi, një biznesmen i shpallur në kërkim për pastrim parash për llogari të një sipërmarrësi italian të lidhur me organizatën mafioze, “Cosa Nostra”, e kishte rekomanduar atë si bankën garante për të tranferuar një shumë prej 18 milionë eurosh me prejardhje të dyshimtë, siç thuhet në dosjen hetimore.Kjo shumë e konsiderueshme do të kalonte në një llogari të italianit, Franceso Zummo, i hetuar disa herë në Itali për lidhjet e tij me mafian.
Tranferta e dyshimtë u bë nga “Banca dello Stato” në Itali, në një fondacion në Zvicër e më pas në “Alpha Bank” në Shqipëri, në emër të Francesco Zummo-s.
SPAK dhe Antimafia Italiane thonë se Taçi kishte dhënë garanci për Alpha Bank se nuk do të kishte probleme në kalimin e shumës. Ai i ka mohuar këto akuza, duke thënë ekonomisti Petruzella i kishte kërkuar mendim dhe ai nuk kishte specifikuar ndonjë emër të veçantë të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.
Në dosjen e prokurorisë së Palermos thuhet shprehimisht: “Këta dy persona (Zummo dhe Petruzzella) në bashkëpunim me Daniella Cestagalli dhe Rezart Taçi e persona të tjerë të panjohur, akuzohen për anashkalimin e dispozitave të ligjit për masat e parandalimit material, si dhe për lehtësimin e kryerjes së krimit të përmendur për aktivitetet te paligjshme të organizatës “Cosa Nostra”.
Nga etimet rezulton se nga kjo transfertë, Rezart Taçi dhe Danielle Cestagalli do të përfitonin 3.88 milionë euro.
Në Tiranë SPAK arrestoi dy bashkëpunëtorë të Taçit, Artur Balla dhe Bledar Lilo.
Por nuk është e qartë nëse pjesë e hetimeve është edhe banka ku kaluan 18 milionë eurot, për të kuptuar rolin e saj, nëse ishte në dijeni të skemës së pastrimit të parave dhe nëse Taçi e kishte dhënë garancinë me dijeninë e drejtuesve të saj. /Zoom.al