Aplikacion
Artistja rrëfeu se është e lumtur me partnerin e saj, por refuzoi që t’i zbuloj identitetin.
Era Rusi ka refuzuar të tregojë detaje nga lidhja e saj e dashurisë, teksa shtoi se nuk i zbulon identitetin pasi nuk është njeri i kamerës.
“Nuk është i fshehur, thjesht nuk është njeri i kamerës dhe unë e kam respektuar këtë gjë. Patjetër që ekziston. Jam shumë e lumtur, nuk e di a kemi dasmë këtë vit”, tha ajo në “E diell”.
E pyetur nëse e ka marrë propozimin për martesë, këngëtarja refuzoi të përgjigjej.