zoom

Lajme

A do ribashkohet me Sarën? Përgjigja epike që jep reperi Ledri Vula: Po…

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kohët e fundit janë komentuar shumë për marrëdhënien e tyre dhe lajmet për krisjen e çiftit.

Çifti thuhet se është ndarë, ndonëse nuk është konfirmuar nga asnjëra prej palëve. Blogerja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në një emision, ku është pyetur edhe për këtë raport. Ajo ka lënë hapur çdo gjë, duke treguar se ka edhe mundësi ribashkimi në të ardhmen.

Ndërsa edhe reperi Vula ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur për një ribashkim me ish-partneren.

“Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja e prerë e artistit të njohur. Ledri dhe Sara kanë bashkë një vajzë, Poem Blu. Ata kanë reaguar me postime apo deklarata në media pas ftohjes së marrëdhënies në çift, për arsye që ende mbeten të panjohura dhe vetëm aludohen në rrjetet sociale dhe media. /ZOOM.AL/