zoom

Politikë

A do bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje? Haradinaj: Kosova, së shpejti në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se beson se Kosova shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje.

Por ka theksuar partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Haradinaj tha se nuk ka pasur dhe  as nuk pranon ofertë nga LVV, duke u shprehur se i ka vënë vijat e kuqe.

”Besoj që së shpejti do shkojmë në zgjedhje”, tha Haradinaj, për RTV21, ndëra shtoi se sjellja e Kurtit nuk është adekuate për qeverisje.

Pjesë nga intervista

A hyni në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje?

Haradinaj: Jo

Keni pasur ndonjë ofertë?

Haradinaj: Jo

Do t’i pranoni ofertat?

Haradinaj: Jo

Nuk e pranoni të flisni me zotin Kurtin?

Haradinaj: Jo

I keni vënë vijat e kuqe?

Haradinaj: Po