Aplikacion
Me modestinë, përkushtimin, frymën e grupit, idet e tij inovative dhe stilin e lojës, Shehi ka ndërthurur në mënyrë të shkëlqyer elementin e ri me atë me përvojë.
Pa harruar këtu edhe kontributin e ndihmësve të tij, drejtorin sportiv Tefik Osmani dhe presidencën, që kanë plotësuar kërkesat e teknikut durrsak.
Bardheblutë janë një hap larg finishit dhe drejtuesit po planifikojnë skuadrën për pjesëmarrjen në Champions League.
Por gjithçka do të nis nga “timonier” dhe Shehi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Trajnerit i përfundon kontrata në 31 maj me Tiranën dhe palët ende nuk janë ulur për të negociuar zgjatjen e bashkëpunimit.
Sigurisht kërkesat e Shehit do të rriten pas fitimit të tillit kampion dhe do të vendos kushte të tjera për të rinovuar kontratën. Ndërsa në horizont është shfaqur edhe Kukësi, me presidentin Safet Gjici, që i ka dërguar sinjale Shehit për ta rikthyer te verilindorët, shkruan “Ora News”.
Tirana duhet të nxitoj, pasi përveç Shehit, edhe disa titullarë të rëndësishëm dalin lojtarë të lirë në qershor.
Duke nisur nga kapiteni Erion Hoxhallari, te maqedonasit Filip Najdovski dhe Kristijan Toshevski si dhe polivalenti Ardit Toli.
Hoxhallari ka lënë të kuptohet se është gati të rinovoj kontratën, por nëse vjen një ofertë nga jashtë do të largohet.
Më e paqartë situata për Najdovski-n, Toshevski-n dhe Ardit Tolin, që kanë qëndruar në heshtje dhe ka dilema për të ardhmen e tyre.