zoom

Ekonomi

Turistët e parë të sezonit do të jenë nga Ukraina. Avioni i tyre ulet në Rinas ditën e zgjedhjeve

Turistët e parë të huaj në Shqipëri këtë vit do të jenë nga Ukraina. Zoom.al mëson se një avion i nisur nga Kievi do të mbërrijë në Rinas ditën e zgjedhjeve, më 25 prill.

Në këtë mënyrë hapet edhe sipari i sezonit turistik, që këtë vit nis më herët se zakonisht. Ky nuk do të jetë avioni i vetëm, pasi mes Tiranës e Kievit do të funksionojë një linjë periodike për turistët ukrainas që këtë vit kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.

Vendi ynë, vec bukurisë së bregdetit dhe cmimeve të ulëta ka lehtësira për turistët e huaj edhe përsa u përket masave të pandemisë.

Ashtu si një vit më parë, Shqipëria është ndër të paktët vende, së bashku me disa fqinj të rajonit, ku për të hyrë nuk nevojitet testi i covid-19 dhe as karantinimi. Kjo favorizon ardhjen e turistëve, por nga ana tjetër rrezikon edhe rritjen e infeksioneve në rast se turistët janë të pavaksinuar apo nuk kanë bërë testin përpara udhëtimit.

Një vit më parë Shqipëria ishte ndër të paktët vende që lejoi ardhjen e turistëve nga Bjellorusia, një vend që zyrtarisht mohonte ekzistencën e pandemisë, në mënyrë që të ndihmonte sadopak turizmin, i cili është një sektor i rëndësishëm në ekonominë kombëtare. /Zoom.al