Aplikacion
Stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti shpesh herë është kujdesur për pamjen e shumë yjeve botërore të cilët i kanë besuar atij veshjet për ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tyre.
Sahiti është shumë i përkushtuar në ҫdo detaj të secilës prej veshjeve që krijon, duke qenë koherent me tendencat botërore e shpeshherë duke e sjellë ai vetë atë që do të shndërrohet në trend.
Shumë nga personazhet e famshëm botëror kanë zgjedhur të vishen nga dora e tij duke përmëndur emra si Beyonce, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton dhe së fundmi Nicole Scherzinger.
Nicole Scherzinger së fundmi ka mbajtur një koncert në Hotel Pendry të Los Anxhelosit, ku është shfaqur e veshur me një fustan të zi me detaje shumë sensuale, e cila mban firmën e Valdrin Sahitit. 43 vjeçarja riktheu edhe njëherë për publikun hitet e saj duke bërë të ditur se i është rikthyer sërish muzikës./L.K
/Zoom.al