Aplikacion
Një super gol, pse kaq vonë?
Atë nuk e vendos unë, nuk është me të dashur. Kam provuar edhe herë të tjera, sot ishte dita e shënuar.
Tiranën tashmë mund ta quajmë kampione?
Përderisa matematika thotë jo, do të thotë qe nuk jemi akoma kampionë.
Çfarë i motivon lojtarë e Kombëtares në këtë pikë të sezonit?
Jam shumë i privilegjuar që vesh fanellën e Kombëtares, jam i gëzuar që po dal kampion me Tiranën. Normalisht do të bëjë më të mirën nëse thërritem, sa herë të luaj me Kombëtaren do të jap maksimumin.
Çfarë do të ndodhë me rinovimin e kontratës?
Normalisht unë do ulem me presidentin dhe do të flas. Këtu jam rritur, më ka dhëne mundësinë të tregoj vlerat. Për respekt do ulem do flas. Normalisht nëse vjen një ofertë nga jashtë do të kem edhe miratimin e presidenti. Më ka dhënë fjalën se nëse kam një propozim nga jashtë do të jem i lirë. Ka disa vite që ma ka thënë këtë gjë.
Fevziu: I kërkoj falje Presidentit, por ja kush janë 3 njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri