Aplikacion
Ermal Sorra i kishte huazuar 20 mijë euro qytetares Denalda Çezma, me justifikimin se ai kishte kancer.
Dyshja njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin miq. Megjithatë Sorra nuk i ka kthyer paratë duke shtyrë Denaldën të kërkonte ndihmë tek i fejuari dhe shokët e tij.
Shkëlqim Koçeku, 37 vjeç, banues në Tiranë, me akuzën për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Denalda Çezma, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit Sulltan Piraçi, 30 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, Sulltan Piraçi, në bashkëpunim me shtetasin Shkëlqim Koçekun dhe shtetasen Denalda Çezma, kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e 37-vjeçares shtetasin Ermal Sorra.