zoom

Të gjitha

Kritikat në rrjetet sociale/ Selena Gomez: Nuk më intereson pesha!

Selena Gomez ka deklaruar se është shumë e lumtur me pamjen e saj dhe mënyrën se si e jeton jetën. Këngëtarja dhe aktorja amerikane është shprehur në llogarinë e saj në Tik Tok se ndihet perfekte ashtu siç është, pas kritikave që kanë shpërthyer ne rrjetet sociale për dukjen, shkruan revista “People” të enjten.

“Po përpiqem të qëndroj e dobët, por shkova te “Jack in the Box” dhe mora katër “taco”, tre role vezësh, rrathë qepe dhe një sanduiç pule pikant. Por sinqerisht, nuk më intereson pesha ime,, sepse njerëzit gjithsesi nuk e shohin atë”, ka shkruar Gomez 29-vjeçare.

Selena, e cila ka më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram, ka deklaruar më parë se pesha e saj luhatet për shkak të diagnozës me Lupus./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura