Aplikacion
Aktori 84-vjeçar kishte luajtur në tetë episode në rolin e Roderick Usher por më pas është hequr pas një hetimi i cili ka nxjerrë se ai ka bërë sjellje të pahijshme gjatë setit të xhirimit, shkruan The People.
Mini-seriali i Mike Flanagan, i bazuar në tregimin e shkurtër të Edgar Allan Poe me të njëjtin emër, është në gjysmë të rrugës së prodhimit, kështu që skenat që Langella ka filmuar tashmë do të rixhirohen pasi të jetë marrë një aktor tjetër. Ndërkohë, miniseriali do të vazhdojë xhirimet pa skenat e Roderick Usher.
Aktori i nominuar për Oscar akuzohet se ka bërë një shaka të turpshme në xhirimet e serialit dhe dyshohet se ka prekur këmbën e një aktoreje femër, sipas TMZ./L.K
/Zoom.al
“Zaho Koka dha informacion për Olsi Ramën”/ SPAK rrëzon Berishën: Nuk ka asnjë denoncim