Aplikacion
Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në Rrugën Transballkanike, ne mars të vitit 2021. Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.
Si ndodhi ngjarja?
Nga sa është raportuar, shkak ka qenë një borxh i pakthyer nga viktima. Ditën e vrasjes, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez.
Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e siguruara nga ReportTv duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe që e qëllojnë me gjakftohtësi në trotuar./zoom.a/