zoom

Aktualitet

Makina përplas 13-vjeçarin me biçikletë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Një 13-vjeçar është përplasur nga një makinë duke përfunduar në spital në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme në Maliq në rrugën e fshatit Orman. Policia bën të ditur se shtetasi Xheni Shaholli duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Maliq/Informacion paraprak

Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.