zoom

Aktualitet

Berisha del pasi i ndëprenë fjalën: E toleruam por sot Alibeaj nuk është më kryetar i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave Berisha theksoi edhe njëherë se padia e Alibeajt nuk ka asnjë vlerë, pasi kjo do të thotë mos njohësh një proces që njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët.

Berisha: Për të qenë i hapur me ju si një njeri që isha shprehur për Enkelejd Alibeajn ndonëse me probleme të vërteta qenia e tij si kryetar grupi, por me një marzh tolerance të padiskutueshme, me veprimin e tij ai pushon së qenuri kryetar i grupit parlamentar. Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të paditur PD-në.