zoom

Bota

Gjermania kërcënon Serbinë: Mbështesni sanksionet ndaj Rusisë, nëse doni BE-në!

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri një deklaratë të fortë në drejtim të Serbisë, ndërsa pohoi se duhet të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë, nëse do të dojë të futet në BE.

Deklarata erdhi pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg për shkak të luftës në Ukrainë.

“Unë do të doja t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së për momentin”, tha Baerbock.

Ajo shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë treguar qartë këto ditë dhe javë se e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe shumica e të cilëve kanë mbështetur sanksionet e BE-së.