zoom

Bota

Kush do triumfojë? Franca zgjedh sot presidentin

Ditën e sotme, Franca do të zgjedhë presidentin e saj. Sipas anketave, “lufta e ashpër” do të zhvillohet mes atij aktual, Emmanuel Macron dhe kandidates Marine Le Pen e Jean-Luc Melenchon.

49 milionë qytetarë francezë kanë të drejtë vote, ku 2 nga 12 kandidatët do të duhej të shkonin në raundin e dytë, në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk fiton 50 për qind të votave në raundin e dytë.

Siç raporton BBC, Macron që kërkon një mandat tjetër – nuk ka kaluar edhe aq shumë kohë në fushatë zgjedhore, për faktin se është i fokusuar më shumë në luftën në Ukrainë.

Një temë ka dominuar në fushatën parazgjedhore, e bëhet fjalë për shpenzimet e mëdha për jetën e qytetarëve francezë.

Macron dhe Le Pen kanë qenë në “garë të ashpër” në zgjedhjet e fundit të vitit 2017. Asokohe 66.1 për qind e francezë i dhanë përkrahjen Macronit, ndërsa Le Pen mbeti me 33.9 për qind.