Aplikacion
Shtetet e Bashkuara shpallën një ditë më parë sanksionet kundër dy vajzave të Putin, Mariya Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, si dhe bankave më të mëdha publike dhe private të Rusisë. Sipas zyrtarëve amerikanë, vajzat mund të fshehin në emër të tyre pasuritë e babait.
“Sigurisht që i konsiderojmë këto sanksione si zgjatime të pozicionimit të tërbuar ndaj Rusisë. Sidoqoftë, fakti që po vendosin kufizime ndaj familjarëve flet vetë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
“Kremlini nuk arrin ta marrë me mend pse vajzat e Putinit janë vënë në shënjestër. Kjo është diçka e vështirë për t’u kuptuar dhe shpjeguar. Fatkeqësisht, duhet të merremi me këta lloj kundërshtarësh”.
/Zoom.al