Aplikacion
“Ai e trajtoi çështjen vetëm pasi turma ishte e entuziazmuar për paraqitjen e tij të befasishme, dhe ai u ngjit në skenë dhe tha: ‘Ulni pritshmëritë tuaja. Unë nuk do ta trajtoj atë gjë”.
Ylli i “Down to Earth” u tha të pranishmëve se do ta trajtonte çështjen e incidentit në “Oscars” në një moment tjetër, “por tani do të tregoj disa shaka”.
Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka me flokët e bashkëshortes së Will. Will më pas i kërkoi falje Rock -ut përmes “Instagram”-it të hënën, duke thënë:
“Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”/L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet