zoom

Bota

Lufta në Ukrainë, ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen sot në Bruksel

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen sot në Bruksel për situatën e luftës në Ukrainë.

Moska duket se nuk heq dorë nga pushtimi i Ukrainës.

“Trupat ushtarake ruse të vendosur larg Kievit janë duke u rigrupuar, riarmatosur dhe rifurnizuar dhe se po e  zhvendosin fokusin e tyre në lindje”, ka bërë me dije më herët sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, përpara takimit.

Ministrave do t’u bashkohen për bisedime homologët e tyre nga Ukraina, Finlanda, Suedia, Gjeorgjia dhe Bashkimi Evropian dhe nga partnerët e NATO-s në Azi-Paqësor – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Republika e Koresë.