zoom

Aktualitet

A mund të rihapen bastet sportive? Komiteti Olimpik propozim qeverisë

Mbyllja e basteve sportive 4 vite më parë, mund të mos zgjasë më shumë.

Referuar deklaratës së, kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH, Fidel Ylli ku tha se Federatat e Sporteve po vuajnë uljen e buxheteve nga qeveri. Për të mos i ulur më tej dinjitetin atëherë qeveria duhet të rihapë bastet sportive në mënyrë që sporti të lehtësohet përmes këtyre financimeve dhe taksave që përfitohet, sugjeroi Ylli.

Tashmë nga fjalët te faktet, KOKSH ka njoftuar një takim këtë të Premte me të gjitha Federatat Sportive anëtare të këtij institucioni për të diskutuar dy pika shumë të rëndësishme sipas njoftimit, grantet e sportit dhe rihapja e kompanive të basteve.

Nga këtu pritet të dalë një propozim për qeverinë që të rihapë bastet sportive duke parë situatën jo të mirë kur vetë qeveria ka ulur buxhetin për sportin.

Përtej ilegjitimitetit publik të këtij biznesi, ai ende funksionon dhe me më shumë fitime, ku nuk përfshihen as taksa, as kosto dhe as ndonjë mundim fizik.