zoom

Politikë

Yuri Kim për të tretën ditë në Kryesinë e Kuvendit, ja me kë takohet sot

Ambasadorja amerikane Yuri Kim për të tretën ditë me radhë ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Më herët, Kim u takua të hënën me Lindita Nikollën dhe dje me demokratin Enkelejd Alibeaj. Këto vizita të shpeshta të Kim, duket se lidhen me axhendën parlamentare të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, edhe pse zyra e Kuvendit e mohoi që kjo të ishte pjesë e diskutimeve me Nikollën.

Mazhoranca socialiste ka nisur nga puna për përzgjedhjen e kandidatëve për presidentin e ri të vendit, ndërkohë që Kushtetuta parashikon që ai të zgjidhet brenda muajit Maj.